Kurti të hënën në Greqi
BKT
Lajme

Kurti të hënën në Greqi

RTKlive

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë të hënën në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Lajmi u bë i ditur nga mediat greke.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis ndërsa nga liderët e rajonit do të marrë  pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Malit të Zi.


MË SHUME NGA Lajme