14:39 / 19.08.2023
Policia vazhdon identifikimin e mjeteve të pa regjistruara
RTKlive
Policia e Kosovës ka vazhduar identifikimin e mjeteve të pa regjistruara përmes veturave me pajisje inteligjente.
Policia e Kosovë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë treguar me fotografi punën e tyre.
“Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente përveç kontrollit dhe mbikëqyrjes së trafikut në tërë territorin e vendit vazhdon identifikimin e mjeteve të pa regjistruara përmes veturave me pajisje inteligjente ‘SMART PATROL’ ”, thekson policia.























