Përsosmëria e këngëve të rapsodit Rizah Bllaca në Etno Fest
RTKlive
Programi i mbrëmshëm plot performanca etno kulturore në Kukaj, fshati mikpritës i festivalit Etnofest, solli edhe shfaqjen e Zana Durakut, nën interpretimin e Xhemail Gllavicës, përmes së cilës u kujtua krijuesi dhe kultivuesi i këngës popullore që pasuroi trashëgiminë dhe traditën tonë.
Shfaqja bëri bashkë kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hajrulla Çeku, ministra e zëvendësministra nga kabineti qeveritar dhe shumë artdashës, për të festuar këngën e poezinë popullore si vlera të krijimtarisë poetike të popullit, të ruajtura e trashëguara ndër breza.
Gazetarja e RTK-së, Rabije Kryeziu, e cila njëkohësisht është edhe aktore, gjatë transmetimit interpreton këngën e Riza Bllacës.
Kryeziu ishte pjesë e shfaqjes së Zana Durakut, kushtuar rapsodit Riza Bllaca.
Kjo shfaqje u dha mbrëmë në fshatin Kukaj, në kuadër të Etnofestit, i cili përmbyllet nesër.























