22:04 / 21.08.2023
Kryetari i bordit të RTK-së kërkon hetime rreth faturave të mbeturinave
RTKlive
Besnik Boletini, kryetar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ka kërkuar nga organet e drejtësisë hetim për mënyrën sesi janë paguar mbeturinat më parë.
Ai, një postimi në Facebook, ka thënë se në RTK ishte paguar për mbeturina 23 mijë e 292 në vit, ndërkohë tash paguhet 2 mijë e 16 euro.
”RTK ka paguar për mbeturina – Radio dhe Tv -1,941 euro (1,191 +757) në muaj. Sot paguan 168 euro (84+84 Radio dhe TV). Pra, për një vit shpenzoheshin 23 mijë e 292 euro për mbeturina, ndërkaq tani shpenzohen vetëm 2 mijë e 16 euro”.
“Me rastin presim që të merren edhe organet përkatëse”, ka shkruar Boletini në Facebook.
























