Athinë, Von der Leyen kërkon riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
BKT
Lajme

Athinë, Von der Leyen kërkon riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori pjesë, të hënën, në darkën e shtruar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja Von der Leyen, në një postim në rrjetin social,“X”, ka thënë se ka takuar kryeministrin Kurt, me të cilin ka diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

“Me kryeministrin Albin Kurt, kam diskutuar nevojën për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, për t'u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Ursula von der Leyen, në “X”.

Presidentja Ursula von der Leyen, poashtu njoftoi se në Athinë ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe se nga ai ka kërkuar angazhim konstruktiv, për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

“Kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka shkruar ajo, në “X”.


MË SHUME NGA Lajme