16:17 / 22.08.2023
Hovenier ne takim me përfaqësuesit serbë: Mbështesim Kosovën sovrane
RTKlive
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar të martën përfaqësuesit e komunitetit serb, të cilëve me të cilët ka diskutuar, siç ka thënë, për çështjet e rëndësishme që lidhen me komunitetin e tyre.
Ambasadori amerikan thotë se u ka përsëritur atyre mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike.
“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X.























