18:52 / 22.08.2023
Përzgjedhet komiteti selektues për filmin e Kosovës në Oscars
M.P. / RTKlive
Është emëruar komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për Akademinë Oscars.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës për ngjarjen e cila sivjet shënon edicionin e 96-të.
“Komiteti i emëruar përbëhet nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada”, njofton QKK.























