06:05 / 23.08.2023
Nderohen familjet kosovare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit
A.B / RTKlive
Sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë, do të bëhet përurimi i Murit të Nderit, memoriali i parë në Kosovë që nderon familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Në këtë ngjarje do jenë prezentë dhe do flasin, ish-Kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi bashkë me delegacionin nga SHBA-të dhe Izraeli!, raporton RTKlive.
Po ashtu edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama do të marrë pjesë në inaugurimin e "Murit të Nderit" i cili do të bëhet në Parkun e Qytetit në lagjen "Dodona" nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë - Izrael, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokausti























