Takohen Minxhozi e Maqedonci: Bashkëpunimi, interes për sigurinë e rajonit
BKT
Lajme

Takohen Minxhozi e Maqedonci: Bashkëpunimi, interes për sigurinë e rajonit

M.P / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim urues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes, kolonel Altin Kurti.

Temë e diskutimit sipas komunikatës nga Ministria ka qenë realizimi i planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96 për qind, pra, pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019”, theksoi ministri Maqedonci me këtë rast.

Ministri Maqedonci dhe ambasadori Minxhozi theksuan po ashtu se ky bashkëpunim do të thellohet më tej, ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njëjtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen.


MË SHUME NGA Lajme