Stojanoviq: Në veri duhen politikanë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve
A.B/RTKlive
Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Serbe, Branimir Stojanoviq, i cili mori pjesë në takimin e djeshëm me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, thotë se liderët e subjekteve politike serbe kanë biseduar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier kryesisht për ngjarjet në veri dhe çfarë mund të ndodhë.
Ai tha për RTK2 se situata, veçanërisht në veri, duhet të stabilizohet sa më parë, duke theksuar se për këtë nevojiten zgjedhje normale, në të cilat do të ketë përfaqësues të popullit që jetojnë atje.
“Ne kemi nevojë për zgjedhje të rregullta, në të cilat përfaqësuesit serbë do të zgjidhen në një atmosferë normale, sepse sot nuk kemi përfaqësues adekuat apo edhe gati të aftë serbë që të përfaqësojnë interesat e këtij populli, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe ndaj kësaj kërkon përgjegjësi nga ata njerëz për vendimet që marrin”, tha Stojanoviq.
Përveç Stojanoviqit, në takimin me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier morën pjesë edhe përfaqësues të serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, Milija Bisheva dhe Aleksandër Arsenijeviq.
Ata i kanë përcjellë ambasadorit se janë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhje, me kusht që forcat speciale të tërhiqen dhe të fillojë formimi i Asociacionit.
Hovenier ka deklaruar në rrjetin social X (Twitter) se në takim janë diskutuar për çështje të rëndësishme për komunitetin serb. Ai theksoi se opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e "çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme".























