Ambasadori gjerman: ‘Muri i nderit’ nderon kosovarët që shpëtuan hebrenjtë
M.P. / RTKlive
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka qenë sot prezent gjatë inuagurimit të “Murit të Nderit”. Në rrjetin social X (ish Twitter), ai ka shkruar se gëzohet për këtë monument të vendosur në Parkun e qytetit në Prishtinë.
“Më vjen mirë që u ftova për të nderuar kosovarët e guximshëm që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Rohde.
“Muri i Nderit” u realizua nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael. Kryeministri Kurti cilësoi se jo vetëm që përkujton aktet heroike, por shërben edhe si monument i vlerave të përbashkëta dhe i miqësisë së qëndrueshme të popullit të Kosovës dhe popullit hebre në mbarë botën. Sipas tij e përbashkëta mes këtyre dy popujve qëndron në ndjenjën e privimit nga shtëpia, në kuptimin e plotë të fjalës.
Glad to have been invited to honor courageous Kosovars who rescued Jews during WWII. pic.twitter.com/UCbwSoi9QH
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 23, 2023























