Këshilli i Prindërve të Kosovës i shqetësuar për sigurimin e librave
E. Hoti / RTKlive
Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës (KPK) mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua propozimi i Ministrisë së Arsimit që përgjegjësia e blerjes së librave t’u kalojë prindërve të nxënësve.
“Këshilli i Prindërve të Kosovës ka shprehur pakënaqësinë lidhur me vonesat që janë duke ndodhur në procesin e sigurimit të teksteve shkollore, dhe është skeptik se një gjë e tillë mund të realizohet deri me 1 shtator të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Këshillit të Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga MASHT-i që të merren të gjitha veprimet e nevojshme që të gjithë nxënësit me 1 shtator të këtij viti të jenë të pajisur me tekste shkollore.
“Të merren të gjitha veprimet e nevojshme që të gjithë nxënësit me 1 shtator të këtij viti të jenë të pajisur me tekste shkollor;
Çmimi i librit të jetë publik dhe uniform në tërë territorin e Kosovës;
Kërkojmë nga Ministrja që të sigurohen libra edhe për nivelin e klasave VI-IX;
Kërkojmë nga organet kompetente që të bëjnë me kohë informimin e duhur dhe të saktë për listën e librave që do të aplikohen në secilën klasë”, thuhet në njoftim.
Duke pasur parasysh problemet që mund të ndodhim me procesin e rimbursimit, KPK ka dalë me rekomandime për MASHT-in.
“Të krijohet një alternativë e shpërndarjes së librave në atë formë, që prindi të mund t’i marr librat pa pasur nevojë për pagesë, ndërsa Ministria t’i kryej obligimet shtëpive botuese për të gjitha librat e marrë”, thuhet në njoftim .























