07:42 / 24.08.2023
Mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e Pjetër Shalës
N.M. /RTRKlive
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot nga ora 09:30, vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Deri tani në këtë proces gjyqësor të Shalës janë dëgjuar shtatë dëshmitarë, sot mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e Pjetër Shalës.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Versioni i parë i aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.























