Haradinaj: Ne e kuptojmë më së miri luftën e popullit ukrainas
BKT
Lajme

Haradinaj: Ne e kuptojmë më së miri luftën e popullit ukrainas

B. H./RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë së saj.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kuptojnë më së miri luftën e popullit të Ukrainës.

"Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas", ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme