Vdekja e pacientit, Bordi i SHSKUK-së kërkon përgjegjësi
BKT
Lajme

Vdekja e pacientit, Bordi i SHSKUK-së kërkon përgjegjësi

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës ka njoftuar se me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë, ku si pasojë e një zjarri ka humbur jetën një pacient.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, Bordi ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm që bazuar në kompetencat e tij të bëjë vlerësimin e gjendjes dhe të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Po ashtu thuhet se do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.


MË SHUME NGA Lajme