Arrestohet në Kosovë i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni të Veriut
BKT
Lajme

Arrestohet në Kosovë i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni të Veriut

RTKlive

Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten Alil Demirin, i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “terrorizëm” për vrasjen e pesë të rinjve më 2012 në Shkup, njoftoi policia maqedonase.

"Policia e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë e kanë privuar nga liria Alil Demirin (38) në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga ana e MPB të RMV-së, i kërkuar në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për vepër penale të kryer "Terrorizëm" sipas nenit 394 të Kodit Penal në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Ai, sipas informacioneve të marrura nga Policia e Kosovës, do të paraqitet para gjykatësit kompetent", thuhet në komunikatën e Ministrisë Brendshme të Maqedonisë së Veriut.


MË SHUME NGA Lajme