Super Ballkani ‘shkel’ BATE Borisovin, hap gjigant për kualifikim
BKT
Sport

Super Ballkani ‘shkel’ BATE Borisovin, hap gjigant për kualifikim

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Ballkani ka zhvilluar një superndeshje në duel me BATE Borisovin.

Kampioni në fuqi i Kosovës, e ka mposhtur BATE Borisovin, me rezultat 4-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it.

Të besuarit e Ilir Dajës, kanë bërë një superparaqitje duke qenë ekip dominues gjatë terë lojës.

Skuadra nga Suhareka krijojë më shumë raste për gola në pjesën e parë, megjithatë, ishin skuadra mysafire e cila përmes Denis Laptev (10’), që kalojë në epërsi prej 0-1.

Futbollistët e Ballkanit nuk u demoralizuan pasi pranuan golin, por u hodhën në sulm më gjithë ‘arsenalin’ e tyre duke kërkuar golin e barazimit të cilin e gjetën përmes Bajram Jashanicës (31’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Ballkani edhe në fraksionin e dytë e kontrollojë lojën në terren, duke kërkuar gjithnjë rrugën e golit.

Blerand Tolaj (57’) ndezi stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke kaluar Ballkanin në epërsi prej 2-1.

Nuk vonoi shumë dhe sërish i njëjti lojtar realizoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë supersfidë, të tretin për Ballkanin.

Goditjen e nokautit skuadrës bjelloruse ua dha Armend Thaqi (89’), i cili shënoi një supergol për rezultatin final 4-1.

Kampionët e Kosovës në bazë të lojës që treguan kanë mundur të shënojë fitore edhe më të thellë.

Ballkani më këtë fitore bën hapin gjigant për kualifikimin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja kthyese mes Ballkanit dhe BATE luhet pas një javë në Budapest.

Sërish Tolaj, Ballkani gjen edhe golin e tretë

(E plotësuar) Ballkani është në rrugë të mirë që të fitojë përballjen me BATE Borisov.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe skuadra nga Bjellorusia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës.

Është sërish Tolaj (66’), i cili shënon golin e tij të dytë personal në këtë duel dhe të tretin për Ballkanin për rezultatin 3-1 ndaj skuadrës bjelloruse.

Ballkani përmbys BATE Borisov, shënon Tolaj

(E plotësuar) Ballkani ka kaluar në epërsi kundër BATE Borisov prej 2-1.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe skuadra nga Bjellorusia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës.

Blerand Tolaj (57’), realizoi gol më kokë pas harkimit të Armend Thaqit.

Ndizet stadiumi ‘Fadil Vokrri’, shënon Jashanica

(E plotësuar) Ballkani e ka barazuar rezultatin në 1-1, në duel me BATE Borisov.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe skuadra nga Bjellorusia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës.

Është mbrojtësi Bajram Jashnica (31’), barazoj shifrat në 1-1, duke ndezur stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ballkani-BATE Borisov, vjen goli i parë në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar) BATE ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe skuadra nga Bjellorusia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës.

Denis Laptev (10’), zhbllokojë lojën duke kaluar në avantazh prej 0-1, skuadrën bjelloruse.

Starton ndeshja Ballkani-BATE Borisov

(E plotësuar) Ka startuar përballja mes Ballkanit dhe BATE Borisov.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe skuadra nga Bjellorusia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës.

“Xhebrailat” janë vetëm 180 minuta larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, duke mbërritur në fazën grupore të këtij kompeticioni.

BATE Borisov llogaritet favorit në ‘letër’, megjithatë, skuadra jonë shpeshherë ka ditur të befasojë edhe skuadra e mëdha.

Ballkani-BATE Borisov, formacionet zyrtare

Kampioni i Kosovës Ballkani pas pak luan njërën ndeshjet më të rëndësishme të këtij viti.

Ballkani do të përballet me BATE Borisov në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të play-off-it.

“Xhebrailat” janë vetëm 180 minuta larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, duke mbërritur në fazën grupore të këtij kompeticioni.

BATE Borisov llogaritet favorit në ‘letër’, megjithatë, skuadra jonë shpeshherë ka ditur të befasojë edhe skuadra e mëdha.

Ndeshja Ballkani-BATE Borisov fillon në orën 20:45. 

Formacionet e të dy skuadrave: