Banorët e rrugës "Rexhep Luci" pajtohen me vendimin e kryetarit Rama
Valjeta Shala|RTK
Banorët në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, të cilët shpesh ankohen për zhurmë e kaos si pasojë e makinave në këtë zonë mjaft të frekuentuar, i gëzohen paralajmërimit të kryetarit të kryeqytetit se nga 1 shtatori do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike.
Pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”, komuna do ta ndalojë qarkullimin e automjeteve edhe në rrugën që dërgon në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.
Por ky vendim kundërshtohet nga dy mediume, Radio Kosova dhe KTV të cilat qasjen e vetme me automjete e kanë në atë pjesë.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të planit regjenerues të këtyre hapësirave publike dhe si institucion thotë se e ka prioritet interesin e përgjithshëm publik.























