15:34 / 25.08.2023
Promovohet romani "Tregimet e fluturës së madhe" nga Mustafa Balje
E. Hoti / RTKlive
Në ambientet e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, mbrëmë u promovua romani "Tregimet e fluturës së madhe" në gjuhën boshnjake, i gazetarit dhe shkrimtarit prizrenas Mustafa Balje.
Ky është roman historik në të cilin Balje shkruan për njerëzit dhe ngjarjet nga Gora, më saktë nga Restelica, fatet dhe vuajtjet e tyre në kohët e tranzicionit, në periudhën 1913-1970.
Autori është i njohur për gjashtë libra me poezi të botuara deri më tani, ndërsa, kjo është vepra e tij e parë në prozë.
Mustafa Balje njëherësh është pjesë e RTK-së në redaksinë e komunitetit boshnjak.























