Kurti merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit
BKT
Lajme

Kurti merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit - BSF 2023.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, kryeministri Kurti sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Kurti të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.


MË SHUME NGA Lajme