16:46 / 27.08.2023
Hapet fushata vetëdijësuese për kancerin e gjirit
Valjeta Shala/ RTK
Në Prishtinë është bërë hapja e fushatës vetëdijësuese “Race for the Cure Prishtina 2023”.
Kjo kampanjë synon të nxisë ndërgjegjësimin për një çështje të rëndësishme shëndetësore, siç është kanceri i gjirit.
Në hapje të fushatës ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.























