Në sesion privat, përfundon seanca e së hënës ndaj Thaçit dhe të tjerëve
BKT
Gjykata Speciale

Në sesion privat, përfundon seanca e së hënës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

A.Bela/ RTKlive

(e plotësuar)Seanca e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar në sesion privat.

Gjatë ditës, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të DhSK-së, është bërë e ditur se po dëshmon dëshmitari i 18-të (me kodin 03832) në këtë çështje.

Seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore pritet të mbahet nesër.

Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së fillon në sesion privat

(E plotësuar) Seanca e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka filluar në sesion privat.

Me të arritur trupi gjykues në sallën e gjyqit, në momentin kur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith ka filluar të flasë, përmbajtja është redaktuar, për të vazhduar më tej seanca në sesion privat.

Ndryshe, në seancën e fundit të mbajtur më 17 gusht në këtë çështje, është dëgjuar dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq.

Këtë javë tri seanca në çështjen gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, vazhdon sot.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, versioni i redaktuar i “Raportit të Katërmbëdhjetë mbi Kërkesat eViktimave për Pjesëmarrje në Proces”, i cili fillimisht u dorëzua si konfidencial, u bë publik më 23 gusht, raporton RTKlive.

Në këtë raport, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave i përcolli Trupit Gjykues kërkesat e nëntë viktimave, me rekomandimin që ato të pranohen të marrin pjesë në proces si pjesë e grupit të viktimave pjesëmarrëse.

Në të njëjtën çështje, më 23 gusht, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë një apel të Mbrojtjes ku kundërshtohej vendimi i Trupit Gjykues për t’i lejuar ZPS-së të paraqiste për pranim prova të cilat nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë prej dëshmive të dëshmitarëve.

Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen tri seanca.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale