09:25 / 28.08.2023
Kelmendi: Mbi 51 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore
Zëvendësministri i MASHTI-it, Taulant Kelmendi, ka njoftuar se deri të hënën, mbi 50 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, zëvendësministri i MASHTI-it, Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se numri i aplikimeve në platformën e-Kosova deri në mëngjesin e së hënës ka arritur në 51,200.
“Në platformën e-Kosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar ai.























