Kurti: Beogradi po bën gjithçka të mos i lejojë serbët që të integrohen
BKT
Lajme

Kurti: Beogradi po bën gjithçka të mos i lejojë serbët që të integrohen

F.Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ka dhënë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë RTV SLO, një pjesë të shkurtër të të cilës e ka shpërndarë në ‘story’ në profilin e tij në Facebook.

Kreu i Qeverisë së Kosovës në këtë intervistë ka thënë se Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në veri të integrohen, duke deklaruar se për këtë ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian.

“Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen, kështu që ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, për çka kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE-së”, ka theksuar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme