Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon dëshmitari i 19-të i ZPS-së
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon dëshmitari i 19-të i ZPS-së

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 13:45) Dëshmitari i ri i mbrojtur (me pseudonimin W04566) ka nisur të dëshmojë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me ndalimin dhe zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në Drenoc.

Sikur në rastin e dëshmitarit të mëparshëm (W03832), dëshmia e të cilit përfundoi më herët sot, edhe  dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

Në Speciale edhe sot seancë e mbyllur për publikun

(E plotësuar, ora 10:05)  Ka filluar dëshminë dëshmitari i mbrojtur W03832, apo dëshmitari i 18-të në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Edhe sot po mbahet seancë e mbyllur për publikun.

Kryetari i trupit gjykues në këtë rast gjyqësor, gjykatësi Charles Smith, paraprakisht dha urdhër gojor në lidhje me çështjen e mos-shtimit në listën e materialeve, për dokumentet që veçse janë pjesë e listës së materialeve që i posedon pala thirrëse.

“Trupi gjykues rikujton se në përputhje me paragrafin 83 të shkëmbimit të gjykimit, lista e prezantimeve, kur arritën të gjitha dokumentet apo materialet e tjera që do të përdorin palët që do të bëjnë pyetjet, u duhet nxjerr trupit gjykues dhe palëve të tjera më së paku menjëherë pas përfundimit të pyetjeve të prokurorit të këtij dëshmitari… prandaj në rrethana aktuale çdo ekip mbrojtës do të ngarkojë në listën e materialeve  vetëm dokumente që synojnë të përdorin në kundërpyetjet e veta me përjashtim të rasteve që ky material është në listën e materialeve të prokurorisë, sigurisht do të ketë një farë mbivendosje në mes të ekipeve të mbrojtjeve por trupi gjykues vlerëson se është një mënyrë më e përshtatshme për të vijuar”, tha ai.

 

Edhe sot në Speciale, dëshmitari i 18-të kundër ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i mbrojtur W03832, apo dëshmitari i 18-të dje ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. 

Dëshmia e këtij dëshmitari dje është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun, raporron RTKlive.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen sot edhe nesër seancat gjyqësore.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale