Gërvalla në Bled, pjesë e panelit në temën Ballkani Perëndimor dhe BE-ja
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Gërvalla në Bled, pjesë e panelit në temën Ballkani Perëndimor dhe BE-ja

N.M. /RTKlive

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në ‘Forumin Strategjik të Bledit’ në Slloveni.

Në panelin “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?”, që fillon sot në ora 17:45, do të diskutohet perspektiva e rajonit dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pjesë e këtij paneli do jetë edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pjesëmarrës të kësaj tryeze në të do të jenë edhe kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, anëtari i Këshillit të Shtetit të Francës, Alexandre Adam, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ai i Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.


MË SHUME NGA Lajme