Nisin provat për shfaqjen ‘1984’ në Teatrin Kombëtar, premiera hap sezonin
M.P. / RTKlive
Trupa artistike e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka nisur provat e para për inskenimin e shfaqjes së bazuar në kryeveprën e shkrimtarit të njohur George Orwell, “1984”.
Shfaqja do të vjen nën regjisoren e Igor Mendijsky, ndërkaq vet vepra trajton një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Pikërisht ky konflikt pranon sundimin e tërësishëm të qeverisë, e cila në esencë shtyp dhe kontrollon çdo njeri.
"Ndërsa dje, filluam provat për kryeveprën e George Orwell - 1984 - e dramatizuar dhe në regji të Igor Mendjisky - regjisor i njohur nga Parisi, të cilin jemi krenarë ta mirëpresim në TKK. Premiera e 1984 pritet edhe të hapë sezonin 2023/2024 në TKK nga data 30 Shtator! Igori dhe aktorët do të punojnë bashkë edhe me @imerkutllovci i cili kthehet si bashkëpunëtor i TKK-së pas gati 20 viteve", ka njoftuar drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti.
“Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente”, thuhet në përshkrimin e veprës së Orwell.























