Hapet festivali, natë e paharrueshme Jazz-i në Mitrovicë
BKT
Kulturë

Hapet festivali, natë e paharrueshme Jazz-i në Mitrovicë

SH.Ç/RTKlive

Ka nisur edicioni i parë i festivalit me përmasa ndërkombëtare, Mitrovica International Jazz Days. Nata e parë është karakterizuar me muzikë dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Në skenë performuan artisti fitues i Grammy-t, Richard Bona, i shoqëruar nga MIJD BIG BAND, orkestra e përbërë nga muzikantë të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, të udhëhequr nga dirigjenti Edon Ramadani.

"Sheshi qendror ishte i mbushur nga turma e qytetarëve artdashës, në mesin e të cilëve ishin edhe ministri Hajrulla Çeku dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Havonier, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Italisë, si dhe kryetari i komunës, Bedri Hamza", thuhet ne njoftimin e MInistrisë së Kulturës.

Organizatorët kanë falënderuar të gjithë për dashurinë të pakushtëzuar që i është dhënë mbrëmë Mitrovicës.

Programi i festivalit MIJD, me mbështetje të MKRS, vazhdon deri me 2 shtator. Përgjatë këtyre ditëve keni mundësinë t'i përcjellin koncertet si dhe të merrni pjesë në punëtori të ndryshme dhe të krijoni momente të paharrueshme.


MË SHUME NGA Kulturë