Kurti kërkon normalizimin e raporteve me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA
BKT
Lajme

Kurti kërkon normalizimin e raporteve me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA

SH.Ç/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloombergun” në Slloveni ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se ekziston një ndjenjë urgjence për ta zbatuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova është e gatshme të shpallë zgjedhje të reja komunale në veri të vendit.


MË SHUME NGA Lajme