Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Kuvajtit
BKT
Foto/
Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Kuvajtit

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Kuvajtit në Kosovë, Faisal Musaileem.

Osmani e ka uruar ambasadorin e ri për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë takim, Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes edhe në të ardhmen nga ky shtet.

“Ndërkaq ambasadori Musaileem, shprehu interesimin për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në fusha të ndryshme dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme