Eqrem Çabej do të kujtohet në 115-vjetorin e lindjes me ekspozitë
BKT
Kulturë

Eqrem Çabej do të kujtohet në 115-vjetorin e lindjes me ekspozitë

B.H. / RTKlive

115 vjetori i lindjes së akademikut e gjuhëtarit Eqrem Çabej do të shënohet nëpërmjet ekspozitës “In Memoriam” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

Në ekspozitë do të shpaloset trashëgimia e tij gjuhësore, rrugëtimi i tij akademik e si albanolog dhe marrëdhëniet që ai ka krijuar ndër vite me qendrat e studimeve shqiptare jashtë vendit.

“Studime etimologjike në fushë të shqipes”; “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe”; “Studime gjuhësore”; “Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe”; “Studime shqiptare : vepra të zgjedhura” do të jenë disa nga veprat të cilat do të shpalosen në ekspozitë.


MË SHUME NGA Kulturë