12:55 / 30.08.2023
Haradinaj uron Turqinë dhe popullin e saj me rastin e Ditës së Fitores
RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë dhe me këtë rast ka uruar popullin turk me rastin e Ditës së Fitores.
"Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me dëshirën për prosperitet dhe paqe për popullin dhe shtetin turk", ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, Kosova është falënderuese për mbështetjen e Turqisë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.























