Ngrihet aktakuzë ndaj personit që tentoi vrasjen e gazetarit Alban Selimi
BKT
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj personit që tentoi vrasjen e gazetarit Alban Selimi

B. H. | RTKlive

Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë është aktakuza e Prokurorisë e ngritur ndaj A.L., i cili sipas aktakuzës, përmes zjarrit të vënë në shtëpinë e redaktorit të redaksisë hulumtuese të RTK-së Alban Selimi, ka synuar vrasjen e tij dhe familjarëve të tij. 

Lajmi është konfirmuar për RTKlive nga Laureta Ulaj, zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, A.L., është një person me të kaluar kriminale,  i cili ishte dënuar edhe dy herë më parë për vepra të rënda penale.


MË SHUME NGA Lajme