Krasniqi: Më shumë presion mbi Serbinë për hapjen e arkivave
BKT
Lajme

Krasniqi: Më shumë presion mbi Serbinë për hapjen e arkivave

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi kërkoi nga institucionet ndërkombëtare që të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave për zbardhjen e personave të pagjetur. Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, Krasniqi kërkoi edhe nga institucionet vendore më shumë angazhim për zbardhjen e të pagjeturve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, nderojmë kujtimin për të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur. Prapa secilit prej tyre, qëndrojnë familjet që mbi dy dekada jetojnë me dhembjen dhe ankthin e mosnjohjes së të vërtetës për ta”, ka shkruar Krasniqi.

Institucionet e vendit, sipas tij, duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

“...si dhe institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre”, ka shkruar Krasniqi, kryetar i partisë më të madhe opozitare në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme