Konjufca pret ambasadorin Al-Musaileem: Raportet me Kuvajtin të thellohen
BKT
Lajme

Konjufca pret ambasadorin Al-Musaileem: Raportet me Kuvajtin të thellohen

RTKlive

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit duhet të zhvillohen në të gjitha sferat, përfshirë edhe fushën parlamentare. Kështu ka deklaruar ambasadori i ri jorezident të Kuvajtit në Kosovë, Faisal Al-Musaileem gjatë takimit që ka zhvilluar me kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryetari Konjufca, ndërkaq e uroi ambasadorin Al-Musaileem për detyrën e re dhe i shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kuvajtit ndaj Republikës së Kosovës, për qasjen kontribuuese në sferën e politikës së jashtme, në veçanti për përkrahjen e aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Në frymën e marrëdhënieve miqësore mes popujve dhe shteteve, është theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, sidomos sa i përket hapësirës për zhvillim të mëtejshëm në investime dhe shkëmbime tregtare, thuhet në njoftimin e ligjvënësit kosovar.Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit dhe ambasadori kuvajtian diskutuan po ashtu mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke konsideruar se marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe “nuk janë thjesht pikëmbërritje e përmbyllur, por një potencial i rëndësishëm për avancimin e raporteve të gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit”.

Kujtojmë se ambasadori Al Musaileem u prit në takim të veçantë edhe nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Edhe në këtë takim është vlerësuar si sinjal i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.  Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi gatishmërinë e ambasadorit dhe Kuvajtit për të mbështetur Kosovën, ndërtuar ura bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në rritjen e investimeve e bashkëpunimit mes komuniteteve të bizneseve.

 


MË SHUME NGA Lajme