Filharmonia e Kosovës nis sezonin e ri me tri koncerte
BKT
Kulturë

Filharmonia e Kosovës nis sezonin e ri me tri koncerte

M.P. / RTKlive

Filharmonia e Kosovës sezonin e ri do ta nis me tri koncerte gjatë muajit shtator. Prishtina e Peja janë dy destinacionet prej nga do të dëgjohet muzika klasike.

Koncerti i parë do të mbahet nga Kori i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Memli Kelmendi më 12 shtator në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë.

I njëjti koncert do të rrugëtoj dy ditë më vonë në Kishën Katolike, “Shën Katerina” në Pejë.

Ndërkaq muaji do të përmbyllet me Orkestrën Filharmonisë nën dirigjimin e Antoine Marguier më 24 shtator, në Sallën e Kuqe në Pirshtinë.


MË SHUME NGA Kulturë