16:25 / 30.08.2023
Osmani në selinë e NATO-s më 7 shtator
GJ.Tuhina/RTK
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do vizitojë selinë e NATO-s në Bruksel me 7 shtator ku do takohet me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Jens Stoltenberg. Lajmin është konfirmuar nga selia e Aleancës.
Pas bisedave do zhvillohet edhe një konferencë për medie.























