Kurti: Serbia po refuzon t’i hapë arkivat e të zbulojë varrezat masive
F.Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e hapur dhe përgjegjësinë e refuzuar nga Serbia në lidhje me 1 mijë e 617 persona të zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës.
Përmes një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë, kreu i Qeverisë ka thënë se mungesa e të zhdukurve rëndon ende më shumë.
Ai gjithashtu tha se Serbia po vazhdon ta mohojë përgjegjësinë dhe po refuzon t’i hapë arkivat dhe t’i zbulojë vendndodhjet e varrezave masive në lidhje me 1 mijë e 617 persona të zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës.
”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti. 























