11:24 / 31.08.2023
Osmani pret kongresmenin Turner
Venera Xhoxhaj/RTK
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim kongresmenin Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.
Nga Presidenca njoftojnë se pas takimit nuk do të ketë konferencë për media.
























