13:07 / 31.08.2023
Nitaj: Ata që se kuptojnë paralajmërimin e Macronit kanë telashe
B. H. | RTKlive
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se paralajmërimet e presidentit francez Macron, janë serioze dhe si të tilla duhet të merren.
Nitaj ka thënë se ata që nuk e kuptojnë seriozitetin e këtyre paralajmërimeve, kanë probleme serioze me mendjen e tyre.
"Ata që nuk e kuptojnë sa serioz mund të jetë paralajmërimi i presidentit Macron për rrezikun e rishikimit të vizave, nëse tregohemi të papërgjegjshëm në zbarimin e obligimeve që kemi marrë, e kanë një problem serioz në mendjen e tyre! Kërcënimet nuk bëjnë punë, veç mund të kenë efekt të kundërt!", ka thënë Nitaj.























