Dyshohet për kontrabandim, Dogana në aksion në disa barnatore në Prishtinë
BKT
Lajme

Dyshohet për kontrabandim, Dogana në aksion në disa barnatore në Prishtinë

SH.Ç/RTKlive

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në pesë barnatore në Prishtinë, nën dyshimin për kontrabandim të barnave dhe shitje të tyre.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar aksionin. “Po është duke u zhvilluar aksion në disa lokacione në Prishtinë, respektivisht në 5 parnatore", ka theksuar Stavileci për RTK.

Para dy ditësh, në rajonin e Prishtinës, Dogana e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës së barnave nga Shqipëria dhe Serbia. Kjo ishte bërë e ditur nga Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme