Pezullohet mbyllja e rrugës alternative të Radio Kosovës, reagon Halili
BKT
Lajme

Pezullohet mbyllja e rrugës alternative të Radio Kosovës, reagon Halili

M.P. / RTKlive

Pas reagimeve të RTK-së, dy medieve tjera si dhe banorëve të kësaj pjese, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pezulluar vendimin për mbylljen e rrugës te Biblioteka Kombëtare.

Mbyllja e rrugës do të shkaktonte telashe për qasje të punonjësve të mediumit publik, televizionit nacional KTV dhe një medie tjetër.

Vendimi është mirëpritur nga drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, i cili ka thënë se kjo rrugë është qasja e vetme e veturave zyrtare të mediumit publik dhe shpërndarjes së ekipeve në terren.

“Ky është një sinjal pozitiv i vullnetit të mirë për të diskutuar e për të gjetur një zgjidhje të përbashkët që nuk e cenon funksionimin e mediumit publik dhe dy medieve tjera, punën e gazetarëve dhe interesin e publikut për të qenë i informuar”, ka shkruar Halili në facebook.

Tutje Halili ka thënë se misioni i informimit të publikut nuk mund të arrihet përderisa personeli përballet me vështirësi të qarkullimit për të mbërritur e raportuar me kohë nga vendi i ngjarjes.

“Veturat e RTK-Radios nuk parkohen në Parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, por aktualisht e vetmja alternativë pas bllokimit të qasjes në sheshin ‘Xhorxh Bush’ përdoret vetëm si tranzit për të arritur deri brenda hapësirës së radios”, ka shkruar kreu i Radio Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme