Dyfishohet interesimi për inskenues të operës ‘Goca e Kaçanikut’
M.P. / RTKlive
Konkursi për instrumentistë, koristë e solistë për inskenimin e operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut” ka pasur interesim të jashtëzakonshëm.
Ministria e Kulturës kishte hapur 101 pozita për operën e kompozitorit Rauf Dhomi. Drejtuesi i institucionit të Operës së Kosovës, profesori universitar Meriton Ferizi ka njoftuar se tashmë ka dyfishim të të interesuarve.
“Një lajm i mirë në lidhje me pjesëmarrjen dhe interesimin e instrumentistëve, koristëve dhe solistëve (jo vetëm nga Kosova) për audicionin e shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Opera e Kosovës, ku nga 101 pozita të kërkuara kanë aplikuar 115 gjithsej (dyfishi i herave të kaluara) për inskenimin e Operës së parë Kosovare “Goca e Kaçanikut” e kompozitorit Rauf Dhomi, e cila gjithashtu shfaqet për herë të parë në Kosovë si premierë botërore pas 44 vitesh”, ka shkruar Ferizi në Facebook.
























