Osmani uron Begajn për kryesimin e KS të OKB-së nga ana Shqipërisë
BKT
Lajme

Osmani uron Begajn për kryesimin e KS të OKB-së nga ana Shqipërisë

M.Sh/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun Bajram Begaj, pasi Shqipëria ka marrë, për herë të dytë, presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Suksese presidentit Bajram Begaj, ndërsa Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, ka shkruar në rrjetin social X, presidentja Osmani.

Kujtojmë se Shqipëria ka marrë për herë të dytë kryesimin e KS të OKB-së, që nga periudha kur ajo u bë pjesë e këtij forumi, në janar të vitit të shkuar, si anëtare jo e përhershme.

Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se dy aktivitete madhore do të shënojnë presidencën shqiptare në KS gjatë muajit shtator.

“Ne do të organizojmë një debat të hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, i cili do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës për paqen dhe sigurinë në botë, si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar e konsoliduar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar”, ka deklaruar Xhaçka.


MË SHUME NGA Lajme