15:30 / 01.09.2023
Turner shkruan për takimin me presidenten Osmani
B. H. | RTKlive
Kongresisti amerikan Mike Turner, i cili njëherësh është kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Inteligjencë, ka shkruar lidhur me vizitën e tij në Kosovë dhe takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Ai në një postim në rrjetin social ‘X’ ka thënë se me presidenten Osmani kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Faleminderit presidentes Vjosa Osmani për mikpritjen në Kosovë. E shijova diskutimin tonë rreth raporteve strategjike mes SHBA-së dhe Kosovës dhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të arritur paqe në rajon”, ka shkruar Turner.























