Ndalohet qarkullimi në dy rrugë në Prishtinë, kundërshtohet nga banorët
Valjete Shala/RTK
Komuna e Prishtinës, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, se nga 1 shtatori do ta ndalojë qarkullimin e të gjitha automjeteve motorike në rrugët “Rexhep Luci”, “Qamil Hoxha”, nisi zbatimin e këtij vendimi. Por kjo u kundërshtua nga disa banorë.
Komuna e Prishtinës nisi zbatimin e vendimit për ndalim qarkullimi në rrugët “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” në kryeqytet. Por gjatë intervenimit, disa banorë kundërshtuan këtë vendim, duke kërkuar shfuqizimin e tij.
Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se nuk ka shfuqizim të vendimit për këto dy rrugë.
Kurse për rrugën tjetër, e cila të çon te Biblioteka Kombëtare, Musliu tha se janë duke pritur një vendim nga sektori i mobilitetit e pastaj do të veprojnë.
Edhe për këtë rrugë ka kundërshtime nga dy prej mediumeve në vend, Radio Kosovës dhe Kohës, të cilave, me bllokimin e saj, u pamundësohet funksionimi.























