Osmani të hënën për vizitë zyrtare në Shqipëri
BKT
Lajme

Osmani të hënën për vizitë zyrtare në Shqipëri

M.P. / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë të hënën Presidencën e Shqipërisë. E para e vendit do të qëndrojë në Tiranë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

Sipas agjendës fillimisht do të ketë ceremoni zyrtare të mirëseardhjes në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Më pas vijohet me takimin mes dy presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve. Pas takimit, dy presidentët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë. 


MË SHUME NGA Lajme