Berisha akuzon Ramën: Me porosi të Vuçiqit nuk e lejon shtatoren e Rugovës
BKT
Lajme

Berisha akuzon Ramën: Me porosi të Vuçiqit nuk e lejon shtatoren e Rugovës

M.P. / RTKlive

Sali Berisha nëpërmjet një reagimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se nuk po e lejon vendosjen e shtatores së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Berishës, Rama ka porosi nga Vuqiçi për moslejimin e vendosjes së shtatores në kryeqytetin shqiptar.

“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtëpinë time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, ka shkruar Berisha.


MË SHUME NGA Lajme