MASHTI ndan 70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike
BKT
Lajme

MASHTI ndan 70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

M.P. / RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar për shpërndarjen e 70 bursave në drejtimet deficitare dhe teknike, me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës.

“Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike. Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor”, ka shkruar Nagavci.

40 bursa do të shpërndahen në drejtim deficitare si teknik për dizajnin e mediave interaktive, instalues elektrik, veterinë, mekatronikë, asistent i turizmit dhe udhëtimeve, përpunimi i drurit/zdrukthtar dhe hortikulturë.

Ndërkaq në drejtimet teknike do të ndahen 30 bursa dhe vetëm për vajza për drejtimet metalpunues, instalues elektrik, instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit, automekanik, teknologjia e reciklimit dhe teknik i sistemeve të TIK-ut.


MË SHUME NGA Lajme