Thaçi po qëndron për vizitë familjare në Kosovë
BKT
Lajme

Thaçi po qëndron për vizitë familjare në Kosovë

A. B. / RTKlive

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë familjare në vendlindje.

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha për RTKlive se Trupi Gjykues për arsye detyruese humanitare e ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen.

"I akuzuari mbetet në ndalim dhe nën përkujdesjen e Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës në këtë drejtim", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme